SUPERGRUND është një astar ngjitës prej rrëshirash sintetike dhe rëre kuarcore. Përdoret mbi nënshtresa të lëmuara ose jo thithëse.

  • Ka bazë uji dhe përshtatet për përdorim të brendshëm, sepse është gati për erë.
  • Është gati për përdorim.
  • Thahet shpejtë.
  • Mbulon mbulueshmëri të madhe/ aftësi fshehje.
  • Përshtatet për nënshtresa me nxehje nga poshtë.

SUPERGRUND përdoret si astar gati për përdorim për të ashpërsuar sipërfaqen e nënshtresës, me qëllim që të përforcohet ngjitja e ngjitësit të pllakave që do përdoret. Përdoret dhe si astar për shtresat dekorative mikorcimentoze DUROCRET-DECO, DUROCRET-DECO FLEX, apo DUROCRET-DECO FINISH dhe për veshjet dekorative ACRYL-DECO FINISH. Përdoren në mjaft sipërfaqe të lëmuaradhe jo thithëse si pllaka të vjetra, mermer, gurë natyral, dysheme industriale me bazë cimentoje, dysheme prej druri, metali ose PVC, linoleum (mushama), si dhe në dysheme anhydride dhe magnesi.

Përgatitja e nënshtresës
Nënshtresa që do astarohet duhet të jetë e thatë dhe krejt pa pluhur, vaj, materiale ndotëse etj.

Përdorimi
Para përdorimit, përmbajtja e bidonit duhet të përziehet mirë derisa  përzierja të bëhet homogjene. Në rastet e nënshtresave jo thithëse, SUERGRUND derdhet direkt nga bidoni në nënshtresa dhe shpërndahet me ryl ose furcë në një shtresë tëhollë. Në rast se pas aplikimit të shtresës së parë, sipërfaqja nuk është mbuluar krejt me materialin, duhet të aplikohet një shtresë e dytë, pasi është tharë shtresa e parë. Ngjitësi mund të aplikohet një orë pas astarimit në +20 oC. Në rast nënshtresash thithëse, SUPERGRUND hollohet me ujë të pastër në raport deri në 1:1, në varësi thithshmërinë e nënshtresës. SUPERGRUND atëherë mund të shtohet në mënyrë uniforme mbi nënshtresën me ryl ose me furcë. Ngjitësi mund të përdoret mbasi të jetë tharë astari. Shtresat dekorative mikrocimentoze DUROCRET-DECO, DUROCRET-DECO FLEX, apo DUROCRET-DECO FINISH dhe veshjet dekorative ACRYL-DECO FINISH mund të shtrohen pas 24 orëve të para që qoftë se astar është tharë krejt.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë ndërmjet +5 oC dhe +30 oC.
  • Astari duhet të jetë krejt i thatë para se të aplikohetshtresa tjetër.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri