TIXOPHALTE është një material elastoplastik me mpiksje neutrale, i bazuar në një përbërje gome/bitumesh të modifikuara të cilësisë së lartë (tiksotrope) dhe përmban aditivë, mbushës dhe një tretës jo të ndezshëm. Ngjit dhe izolon në kushte shumë të ndryshme. Ngjit në nënshtresë të lagur (edhe nën ujë). Ngjit në shumicën e materialeve plastike, p.sh. politilen.

  • Tarracat e cative: Ngjitje për të gjitha llojet e letrave katrama për mbulimin e cative; përfshirë membranat e modifikuara bituminoze SBS dhe APP. Shtresë hidroizoluese për pjesët e mbivendosura, për bashkimet dhe lidhjet e buzëve të cative, oxhakëve, kubeve të lehta dhe unazave për tubat e nxjerrjes së tymit. Fiksimi i sistemeve të kullimit të ujit të shiut në cati.
  • Konstruksionet: I përshtatshëm për izolimin e fugave vertikale dhe horizontale mbi materiale të ndryshme, si betoni, tullat ose hekuri. I përshtatshëm gjithashtu për ngjitjen e materialeve të zakonshme të ndërtimit.
  • Përdorimet hidraulike: Për hidroizolimin e plasaritjeve dhe fugave në kanalet e ujit, në diga, ura dhe rezervuarë duke shfrytëzuar vetitë e tij unike për motin e lagësht dhe nënujore.

Nënshtresa

Rekomandohet një sipërfaqe e pastër, e thatë dhe pa pluhur. Për përdorime speciale  dhe/ose mbi sipërfaqe të lagura, këshillohet një test për ngjitjen.

Përdorimi

TIXOPHALTE mund të aplikohet me një pistoletë dore ose pistoletë me ajër me presion. Duke përdorur tubetin, izoluesi prej alumini në fillim të majës duhet të pritet pjerrtas në mënyrë që ai të ketë gjerësinë e dëshiruar të shiritit të TIXOPHALTE. Maja e pastër është e rëndësishme për një vijë uniforme dhesipërfaqe të lëmuar. Me qëllim të arrihet një ngjitje e saktë mbi sipërfaqe të lagur, është e rëndësishme që distanca midis sipërfaqes dhe majës të jetë sa më e vogël  të jetë e mundshme dhe jo me e madhe se 3 mm, në mënyrë që ngjitja fillestare të arrihet duke zhvendosur ujin. Kur përdoren pistoleta me ajër me presion (për paketimin me zorrë), pistoleta dhe cilindri duhet të lubrifikohen sic duhet. TIXOPHALTE duhet të aplikohet në shifra ose me pika, në mënyrë që tretësi të ketë mundësi të avullojë me lehtësi. Sigurohuni që ka ajrosje të mjaftueshme gjatë përdorimit. Koha e mbajtjes hapur dhe shkalla e mpiksjes ndikohen nga faktorë të tillë si temperatura, lloji i sipërfaqes, aftësia thithëse e materialeve dhe nga trashësia e aplikuar e shtresës së TIXOPHALTE. Menjëherë pas aplikimit të TIXOPHALTE, ngjitja është në gjendje që t’i rezistojë vetëm  një ngarkesë të vogël. Forca maksimale arrihet pas tharjes së tretësit nëpërmjet avullimit. Forca finale e ngjitjes varet shumë nga lloji dhe natyra e lidhjes. TIXOPHALTE mund të hiqet me anë të veglave, si p.sh. një thikë paletë.

  • Kontakti me produktet e naftës (benzinë, vajguri, gazoil) e zbusin produktin
  • TIXOPHALTE nuk është tolerant ndaj bojërave me bazë tretësish.
  • Këshillohet që temperatura e ambientit gjatë përdorimit të jetë midis +5 oC dhe +40 oC.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Pistoletë të vecantë