Shtresë e jashtme poliuretani me një përbërës, alifatike, elastike. TOPCOAT-PU 720 është stable ndaj rrezeve UV dhe pvrdoret për mbrojtjen e sipërfaqeve të ekspozuara hidroizoluese poliuretani të jashtme, sidomos kur kërkohet ngjyrë e errët përfundimtare. Ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Aplikim të thjeshtë (produkt me një përbërës).
  • Qëndrueshmëri ngjyre.
  • Një sipërfaqe përfundimtare me shkëlqim, e cila është e thjeshtë për tu pastruar dhe i reziston trafikut të lehtë të këmbësorëve.
  • Rezistencë ndaj ngricës.
  • Ruajtje të vetive mekanike në temperaturë prej -40oC deri +90oC.

Certifikuar sipas EN 1504-2 dhe e klasifikuar si veshje për mbrojtjen e sipërfaqeve prej betoni. Nr. i certifikatës: 2032-CPR-10.11. Gjithashtu i certifikuar sipas EN 13813 dhe i klasifikuar si mallë prej rrëshire sintetike. I shënjuar si CE.

TOPCOAT-PU 720 përdoret për mbrojtjen e shtresave përfundimtare hidroizoluese poliuretani nga:

  • Ekspozimi UV, sidomos kur është zgjedhur një ngjyrë e errët.
  • Trafiku i këmbësorëve dhe trafiku i lehtë i makinave (p.sh. në parkim).
  • Përgatitja e nënshtresës
    Nënshtresa duhet të jetë plotësisht e thatë, e pastër, pa yndyrë, grimca të lirshme, pluhur, etj. Veshjet ekzistuese hidrizoluese prej poliuretani nuk kanë nevojë për astar.

1.1. Sipërfaqet metalike
Sipërfaqet metalike duhet të jenë:

  • Të thata dhe të pastra
  • Pa yndyrë, grimca të lirshme, pluhur, etj, gjëra të cilat mund ta dëmtojnë ngjitjen.
  • Pa ndryshk apo gërryerje, gjëra të cilat mund ta dëmtojnë ngjitjen.

Sipërfaqet metalike mbulohen paraprakisht me astar me shtresën epokside antikorozive EPOXYCOAT-AC në një ose dy shtresa me furcë, fërkimi, spërkatje, etj. pasi të jenë pastruar tërësisht nga pluhuri. EPOXYCOAT-AC aplikohet me rul, furcë ose spërkatje. Shtresa e dytë vendoset pasi e para të jetë tharë por brenda 24 orëve. Konsumi: 150-200 g/m2/shtresë. Aplikimi i TOPCOAT-PU 720 duhet të vijojë më pas brenda 24-48 orëve të ardhshme.

1.2. Sipërfaqet prej betoni
Sipërfaqet prej betnoi duhet të trajtohen me astar poliuretani PRIMER-PU 100 në një shtresë, me një konsum prej rreth 200 g/m2.

Aplikimi
Para aplikimit rekomandohet përzierja e lehtë e TOPCOAT-PU 720, derisa të bëhet homogjen. Përzierja e tepërt duhet shmangur që të parandalohet bllokimi i ajrit në material. TOPCOAT-PU 720 shtohet me furcë, ryl ose me spërkatje në 1 ose 2 shtresa, 2-3orë pas astarimit dhe ndërsa PRIMER-PU 100 ngjit akoma. SHtresa e dytë duhet të shtrohet në mënyrë perpendikulare me të parën pas 4-24 orë, në varësi me konditat e motit. Konsumi: rreth 0,12-0,25 kg/m2 në varësi me nënshtresën.

  • TOPCOAT-PU 720 nuk përshtatet për kontakt me ujin e pishave të trajtuar në mënyrë kimike.
  • Temperatura gjatë aplikimit dhe fortësimit duhet të jenë ndërmjet +8oC dhe +35 oC.
  • Pakot e pa hapura duhet të përdoren menjëherë sa hapen dhe nuk mund të magazinohen prapë.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Furçë, rul