Emulsion polimer, i cili stabilizon sipërfaqet poroze dhe garanton ngjitjen e duhur të bojërave të ujit, të kolës së pllakave, llacit elastik, të shtresave lyerëse elastomerike etj. Duke depërtuar thellë në poret e nënshtresës, ai vepron si një shtresë ngjitëse midis sipërfaqes dhe bojës, kolës, llacit, veshjes etj. që do të aplikohet më pas. UNI-PRIMER është një primer (astar) i gatshëm për përdorim, i përshtatshëm për të garantuar ngjitjen e bojërave të ujit mbi sipërfaqe poroze të përbëra nga betoni, llaci, suvaja, pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit etj. Ai stabilizon suvanë e dobët ose që shkërmoqet etj. Ai përdoret gjithashtu për stabilizimin dhe reduktimin e absorbimit të ujit të sipërfaqeve të krijuara me pllaka gipsi ose pllaka zdrukthi, mbi të cilat do të aplikohen në vijim kolat e pllakave AQUAMAT-ELASTIC (llac izolues lyerës elastik me 2 përbërës) ose ISOMAT SL-17 (material lyerës elastomerik i lëngshëm për hidroizolimin nën pllaka). Është i përshtatshëm për përdorime në ambiente të jashtme dhe të brendshme.
Nënshtresa
Sipërfaqja që do të lyhet duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, graso, papastërti etj.
Përdorimi
UNI_PRIMER trazohet plotësisht dhe aplikohet në mënyrë uniforme mbi shtresë me anë të furcës, rulit ose spërkatjes, përpara lyerjes.