UNICRET është një llac i gatshëm, i cili ofron:
- Cilësi të qëndrueshme
- Përdorim të thjeshtë në vendin e ndërtimit (nevojitet vetëm ujë)
- Punueshmëri shumë të mirë
- Ngjitje shumë të mirë menënshtresën.
Ai klasifikohet si llac i llojit GP CS II W0, sipas standardit EN 998-1. UNICRET është i përshtatshëm për përdorime në muraturë dhe për suvatime. Është ideal për punimet e përgjithshme mermetuese.
Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa pluhur, pa vaj, materiale të lira etj., dhe duhet lagur plotësisht përpara përdorimit të UNICRET. Mbi sipërfaqe të vështira ose shumë të lëmuara, mund të paraprijë një shtresë me spruco ngjitëse (me derdhje të trashë), e cila përbëhet nga UNICRET i përmirësuar me lateksin ADIPLAST që hollohet në ujin e përzier në raportin ADIPLAST:ujë=1:3 sipas volumit.
Përdorimi
UNICRET hidhet në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një përzierje në formën e kërkuar të punueshmërisë. Ai aplikohet si llac i zakonshëm për suvatim ose për muraturë.