VARNISH-PU 2K është një llak poliuretani transparent, alifatik me dy përbërës. Membrana që krijohet është e papërshkueshme dhe i reziston rrezeve UV; nuk bëhet i verdhë dhe ka rezistencë shume të mirë mekanike dhe kimike. Ofron avantazhet e mëposhtme:
- Përdorim të thjeshtë
Rezistencë nga rrezet UV dhe nga konditat e motit (shi, ngricë). - Rezistencë nga pastruesit, vajrat, uji i detit, alkalet.
- Deprtueshmëri nga avulli.
- Rezistencë ndaj trafikut të këmbësorëve dhe trafikut të lehtë të makinave.
Është certifikuar me shenjën CE si veshje për mbrojtjen e sipërfaqes së betonit, sipas EN 1504-2.
VARNISH-PU 2K përshtatet për hidroizolimin dhe mbrojtjen e :
- Llaceve dekoruesprej cimento.
- Betoni
- Gureve natyrale
- Drurit
- Sipërfaqeve metalike
- Bojërave epokside (p.sh. si mbrojtje e EPOXYCOAT-S brenda pishinave). Ofron rezistencë ndaj kthimit në “shkumës” dhe humbjen e ngjyrës, të cilat shkaktohen nga rrezet UV.
Përgatitja e nënshtresës
Nënshtresa duhet të jetë e thatë, e pastër, pa graso, materiale të lira, pluhur, etj.
Përzierja
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të vecanta, në raportin e saktë të paracaktuar të përzierjes sipas peshës.
Gjithë sasia e përbërësit B shtrohen në përbërësin A. Dy përbërësit duhet të përzihen për 2-3, duhet përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rot/min). Është e rëndësishme qëtë përzihet krejt përzierja, nëanën dhe fundin e enës, për të arritur shpërndarjen unifrome të forcuesit Rekomandohet që të lihet e pa trazuar për disa minuta pas përzierjes, që të dalë ajri i bllokuar.
Përdorimi-Konsumi
VARNISH-PU 2K aplikohet me rul, brushë, ose pistoletë vakumi. Nevojiten 2-4 duar, në varësi të porozitetit dhe të përdorimit të nënshtresës. Cdo dorë shtrohet brenda 24 orëve nga e mëparshmja, në varësi të kushteve të motit. Konsumi: 70-120 g/m2 për shënshtresë, në varësi me porozitetin e nënshtresës.