VS-W është një lustër prej akriliku me bazë uji, e gatshme për përdorim, me strukturë nanomolekulare, e cila përdoret për mborjtjen e nënshtresave cimentoze (prej betoni, veshje dekorative të mikrocimentoze, etj).
- Ajo përmirëson ngjyrën natyrale të materialit duke i siguruar atij një shtresë përfundimtare të bukur dhe me shkëlqim.
- Është e qëndrueshme nën rrezatimin UV; nuk zverdhet me kalimin e kohës.
- Nuk përmban tretës dhe është pa erë, prandaj është ideale për hapësira jo të ajrosura sa duhet.
- Është e përshtatshme si për përdorim të brendshëm ashtu dhe të jashtëm.
VS-W nxjerr në pah ngjyrën natyrale të materialit mbi të cilin aplikohet, duke e mbrojtur atë në të njëjtën kohë nga ndotja atmosferike. Ajo është e përshtatshme për aplikim në nënshtresa cimentoje, të tlla si shtresa dekorative mikocementoze, si dhe përpara aplikimit të lustrave prej poliuretani. Aplikohet në mure dhe dysheme, në ambiente të brendshme ose të jashtme.
Përgatitja e nënshtresës
Nënshtresa duhet të jetë e thatë, e pastër, pa vajra, pluhura, grimca të lirshme, pluhur, etj.
Zbatimi
VS-W rallohet me ujë në raport 1:1 nga volumi dhe pastaj aplikohet me furcë ose rul në dy duar. Dora e dytë jepet pasi të jetë tharë dora e parë, në varësi me kushtet e motit.