DUROCRET-FAST është një llac riparues me bazë cimentoje i modifikuar me polimer dhe i përforcuar me fibra i cili nuk përmban përbërës korrozivë dhe që është i përshtatshëm për përdorim në ambiente të brendshm dhe të jashtme, duke ofruar:
- Rezistencë ndaj gërryerjes
- Ngjitje shumë të mirë me nënshtresën
- Punueshmëri superiore
- Thjeshtim të punës.
Klasifikohet si llac PCC R2 për riparime betoni, sipas EN 1504-3. DUROCRET-FAST përdoret për riparime betoni, llace cimentoje, muri, suva dhe në përgjithësi kudo që kërkohet rezistencë e lartë dhe aplikimi i shpejtë. DUROCRET-FAST aplikohet në trashësi deri në 3cm për aplikime të shkallës së madhe dhe deri 5 cm për riparime lokale.
Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jetë e pastër, pa pluhur, vaj, materiale të lira, etj dhe duhet të laget krejt para aplikimit të DUROCRET-FAST.
Përdorimi
DUROCRET-FAST hidhet në ujë duke u përzier vazhdimisht, derisa të krijohet një përzierje uniforme. Materiali aplikohet me mistri.