Bojë me efekt antik, mbushës, mbulues, e frymëmarrjes me rezistencë shumë të lartë ndaj gërryerjes. E disponueshme në versionin 03 (me madhësi maksimale të grimcave 0.3 mm max) dhe versionin 07 (me madhësi maksimale të grimcave 0.7 mm).
Përgatitja e Sipërfaqes
Pastroni sipërfaqen që do të dekoroni duke hequr cdo material të lirshëm ose të rrëshqitur. Në sipërfaqe të vjetra dhe të shkatërruara, rekomandohet të aplikoni një shtresë NEOFIX nga OIKOS. Në sipërfaqet që janë në gjendje të mirë, vazhdoni të aplikoni një shtresë të astarit IL PRIMER nga OIKOS. Prisni të paktën 8 orë përpara se të aplikoni produktet përfundimtare.
Metoda e Aplikimit
Efekt antik: duke përdorur një furcë, aplikoni një shtresë BIAMAX, të holluar 10%-15% me ujë të pijshëm, duke kaluar mbi goditjet e furcës.
Mbarimi i llojit suva: duke përdorur një mistri inox, aplikoni 2 shtresa të barabarta BIAMAX 07, duke lënë 7-8 orë ndërmjet shtresave. Përpara se shtresa e dytë të thahet, vazhdoni të lëmoni sipërfaqen duke përdorur mistrin plastike në lëvizje rrethore.
Përfundimet dhe Mbrojtja
Për të arritur një përfundim plot yje “Stellato”, është e mundur të përzieni me Biamax aditivin DECOR GLITTER nga OIKOS.
Informacion mbi Sigurinë
Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose kromi. Nuk përmban tretës toksikë, aromatikë ose kloride. Nuk ka rrezik të polimerizimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknikisht. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen, lëvizjen dhe transportin e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet të pastrohen duke përdorur material inert absrobues si rërë, tokë etj. dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.
Specifikimet
Pastroni sipërfaqen që do të dekoroni duke hequr cdo material të lirshëm ose të rrëshqitur. Në sipërfaqet e vjetra dhe të shkatërruara, rekomandohet të aplikoni një shtresë ngjitëse akrilike si NEOFIX nga OIKOS. Në sipërfaqet që janë në gjendje të mirë, vazhdoni të aplikoni një shtresë të astarit IL PRIMER nga OIKOS.
Efekt antik: aplikoni, duke përdorur një furcë, një shtresë BIAMAX, të holluar 10%-15% me ujë të pijshëm, duke kaluar mbi goditjet e furcës.
Mbarimi i llojit suva: aplikoni, duke përdorur një mistri inox, dy shtresa të barabarta BIAMAX 07, duke lënë 7-8 orë ndërmjet shtresave. Përpara se shtresa e dytë të jetë tharë plotësisht, vazhdoni të lëmoni sipërfaqen me lëvizje rrethore duke përdorur një mistri plastike.