Dylli dekorativ i krijuar për të rritur shkëlqimin e llacit. Rendiment i lartë, falë aplikimit të thjeshtë dhe të shpejtë me spatul, në një shtresë të vetme, mundëson marrjen e efekteve të shkëlqyera mermeri duke respektuar përpunimin dhe natyralitetin e llacit mbi të cilin aplikohet.

Karakteristikat Teknike
CERA PER STUCCO është një dyll dekorativ në formë paste, i krijuar për të lartësuar shkëlqimin e llacit. Falë aplikimit të tij të shpejtë dhe të thejshtë, me një shtresë, aplikimi me mistri ose sfungjer, është e mundur të përftohen efekte të shkëlqyera mermeri duke respektuar teknikën dhe ndjesinë natyrale të përfundimit të llacit mbi të cilin aplikohet Cera per Stucco. Aditivët në produkt lehtësojnë aplikimin e tij dhe e bëjnë më të lehtë lustrimin. Cera per Stucco mbron sipërfaqen në të cilën aplikohet duke e bërë atë rezistente ndaj fërkimit. Është jo i ndezshëm, nuk ka formaldehid të shtuar dhe është miqësor si për njerëzit ashtu edhe për mjedisin.

Përdorimi Ideal
Lustrim dhe mbrojtje të mureve të brendshme dhe orendive të veshura me llac dekorativ.

Përgatitja e sipërfaqes
Prisni të paktën 6-8 orë pas aplikimit të shtresës së fundit të llacit dhe në cdo rast derisa të thahet plotësisht.

Mënyra e aplikimit
Aplikoni një shtresë të vetme dhe të barabartë CERA PER STUCCO duke përdorur një mistri inoxi. Në sipërfaqe të pabarabarta është e mundur të aplikoni produktin duke përdorur një sfungjer sintetik. Për të rritur më tej shkëlqimin, pas 24 orësh është e mundur të lustohet sipërfaqja duke përdorur një leckë të butë.
Kujdes: mos lini shumë produkt në sipërfaqe sepse kjo mund të shkaktojë formimin e aureolëve të lehta.

Informacion mbi sigurinë
Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose kromi. Nuk përmban tretës toksikë, aromatikë ose kloride. Nuk ka rrezik të polimerizimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknikisht. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen, lëvizjen dhe transportin e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet të pastrohen duke përdorur material inert absorbues si rërë, dhe etj. dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.