CERA PER STUCCO  është një dstuko dekorative në formë paste, i krijuar për të lartësuar shkëlqimin e llacit. Falë aplimit të shpejtë dhe të thjeshtë, me një shtresë, aplikimi me mistri ose sfungjer, është e mundur të përfitohen efekte të shkëlqyera mermeri duke respektuar teknikën dhe ndjesinë natyrale të përfundimit të llacit mbi të cilin aplikohet CERA PER STUCCO. Aditivët në produkt lehtësojnë aplikimin e tij dhe e bëjnë më të lehtë lustrimin. Cera per Stucco mbron sipërfaqen në të cilën aplikohet duke e bërë atë rezistente ndaj fërkimit. Nuk është i ndezshëm, nuk ka formaldehid të shtuar dhe është miqësor si për njerëzit ashtu edhe për mjedisin.

Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose kromi. Nuk përmban tretës toksikë, aromatikë ose kloride. Nuk ka asnjë rrezik polimerizimi të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknikisht. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen, lëvizjen dhe transportin e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet të pastrohen duke përdorur material inert absorbues si rërë, dhe etj. dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.