DUROCRET-PLUS është një llac riparues me bazë cimentoje i parapërgatitur, i modifikuar me polimer dhe i përforcuar me fibra i cili nuk përmban përbërës korrozivë dhe që është i përshtatshëm për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme, duke ofruar :

  • Rezistencë ndaj gërryerjes
  • Ngjitje shumë të mirë me nënshtresën
  • Padepërtueshmëri nga uji
  • Thjeshtim të punës.

Klasifikohet si llac PCC R2 për riparime betoni, sipas EN 1504-3. Certifikata Nr. 2032-CPR-10.11. DUROCRET-PLUS përdoret për riparime betoni, ose muresh, si dhe në arnimi i mureve, krijimin e prerjeve me fileta, etj. DUROCRET-PLUS aplikohet në trashësi deri 3 cm për aplikime të shkallës së madhe dhe deri 5 cm për riparime lokale.

Nënshtresa 
Nënshtresa duhet të jetë e pastër, pa pluhur, vaj, materiale të lira, etj dhe duhet të laget krejt para aplikimit të DUROCRET-PLUS.

Përdorimi
DUROCRET-PLUS hidhet në ujë duke u përzier vazhdimisht, derisa të krijohet një përzierje uniforme me punueshmërinë e duhur. Materiali aplikohet me mistri, si zakonisht.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Gjatë verës, kur temperaturat janë të larta, DUROCRET-PLUS duhet të laget pas aplikimit që të mbrohet nga humbja e ujit.
  • Produkti përmban cimento dhe reagon si alkalin me ujin, kështu që klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Mistri