DUROCRET është një llac me bazë cimentoje i modifikuar me polimer dhe i gatshëm për përdorim, i cili nuk përmban përbërës korrozivë dhe që është i përshtatshëm për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme, duke ofruar:

  • Rezistencë ndaj gërryerjes
  • Ngjitje shumë të mirë me nënshtresën
  • Papërshkueshmëri nga uji
  • Lehtësim të punimeve.

Certifikuar sipas standardit  EN 1504-3 dhe klasifikuar si llac PCC R2 për riparime betoni. Mban markimin CE. DUROCRET përdoret për riparimin dhe mermetimin e betonit ose të mureve me tulla, për formimin e brazdave në bashkimet mur-dysheme etj. DUROCRET në ngjyrë të kuqërremtë është ideal për vendosjen e tjegullave të brinjëzuara në cati. DUROCRET aplikohet në shtresa me trashësi deri 2 cm për aplikime në shkallë të gjerë dhe me trashësi deri në 5 cm për mermetime të lokalizuara.

Nënshtresa
Sipvrfqja duhet të jetë e pastër, pa pluhur, pa vaj, materiale të lira etj. Sipërfaqja duhet lagur plotësisht përpara përdorimit të DUROCRET.

Përdorimi
DUROCRET hidhet në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një përzierje në formën e kërkuar të punueshmërisë. Materiali aplikohet si zakonisht duke përdorur një mistri.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Në mot të nxehtë DUROCRET duhet të laget me ujë pas aplikimit, për ta mbrojtur nga humbja e ujit.
  • DUROCRET përmban cimento dhe reagon si alkalin me ujin, kështu që ai klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Me mistri