DUROFLOOR-CV është një sistem epoksid me 2 përbërës i ngjyrosur dhe me tretës, i cili ofron ngjitje të fortë me nënshtresën dhe përcueshmëri të mirë, e cila parandalon akumulimin e elektricitetit statik mbi sipërfaqe. Ka një rezistencë përcueshmërie më të vogël se 10 kub/m. Ai klasifikohet si SR-B2,0 sipas standardit EN 13813. DUROFLOOR-CV përdoret si një shtresë e ndërmjetme e sistemit epoksid DUROFLOOR-C, për të siguruar përcueshmërinë uniforme në të gjithë sipërfaqen e dyshemesë.

Përzierja e përbërësve
Pvrbërësi A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, të cilat kanë raportin e paracaktuar të përzierjes sipas peshës. E gjithë sasia e përbërësit B shtohet në përbërësin A. Përzierja e 2 përbërësve duhet të bëhet për rreth 5 minuta, duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rrot/min). Është e rëndësishme që përzierja të trazohet plotësisht pranë anëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet  përhapja uniforme e forcuesit.
Përdorimi-Konsumi
DUROFLOOR-CV aplikohet brenda 24 orëve pas lyerjes me astarin epoksid DUROFLOOR-PSF ose DUROPRIMER dhe pasi astari të jetë forcuar. Në fillim, shiritat e vecantë prej bakri me vetëngjitje (konduktorët) duhet të instalohen në dysheme duke formuar një rrjetë minimumi 5 x 5 m dhe të lidhen me tokën me anë të një kablloje perimetrike. Pas kësaj, DUROFLOOR-CV lyhet me rul në një shtresë të hollë. DUROFLOOR-CV ofrohet në paketime (A+B) prej 8 kg, ku përbërësit A dhe B kanë raporte të fiksuara të peshës. Të pakten 12 muaj nga data e prodhimit nëse ruhet në paketimin origjinal të izoluar, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ekspozimi në dritën e diellit. Temperatura e rekomanduar e magazinimit është midis +5oC dhe +35oC.

  • Punueshmëria e materialeve epokside ndikohet nga temperatura e tyre. Temperatura ideale e përdorimit është midis +15oC dhe +25oC në mënyrë që produkti të jetë i lehtë për tu përdorur dhe për tu tharë, ashtu sic shpjegohet me lartë. Temperatura e ambientit nën +15oC do të rrisë kohën e tharjes dhe temperatura mbi +30oC do të përshpejtojë kohën e tharjes. Gjatë dimrit rekomandohet një ngrohje paraprake e produktit, kurse në verë rekomandohet ruajtja e materialit në një vend të freskët përpara përdorimit.
  • Ngjitjae shtresës pasuese mund të ndikohet ndjeshëm nga ndërhyrja e lagështisë ose papastërtive.
  • Shtresat epokside duhet të mbrohen nga lagështia për 4-6 orë pas aplikimit të tyre. Lagështia mund të zbardhë sipërfaqen dhe/ose ta bëjë ngjitëse. Ajo mund të crregullojë mpiksjen gjithashtu. Shtresat e zbehura ose ngjitëse në pjesë të ndryshme të sipërfaqes duhet të hiqen duke u gërryer ose duke u fërkuar dhe pastaj të shtrohen përsëri.
  • Nëse një kohë më e gjatë se ajo e parashikuar ndodh midis aplimeve të shtresave pasardhëse ose në rast se dyshemetë e vjetra do të shtrohen përsëri, sipërfaqja duhet të gërryhet dhe të pastrohet plotësisht pvrpara aplikimit të një shtrese të re.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri