DUROPRIMER-PRO është një astar epoksid me 2 përbërës dhe pa tretës, i cili ofron fortësi të lartë dhe rezistencë ndaj gërryerjes. I reziston acideve, alkaleve, produkteve të naftës dhe përzierjeve të kripës. Klasifikuar si SR-B2,0-AR0,5-IR4 sipas EN13813.
- Astarimi i sipërfaqeve prej cimento të cilat do shtrohen me produkte DUROFLOOR.
- Përgatitja e llaceve rrëshire për dysheme
- Përgatitja e materialit riparues për riparimin e plasaritjeve ose për sheshimin e nënshtresave para shtrimit të sipërfaqeve të dyshemesë.
Nënshtresa
Sipërfaqja e dyshemesë duhet të jetë:
- E thatë dhe e qëndrueshme.
- Pa materiale që mund të pengojnë ngjitjen si pluhuri, grimca të lira, yndyrë, etj.
- E mbrojtur nga lagështia nga poshtë.
Akoma, në varësi me llojin e nënshtresës, duhet të bëhet përgatitja e përshtatshme si larja me furcë, fërkimi, spërkatja me rërë, spërkatja me ujë, përpunimi me frezë etj. Pastaj, sipërfaqja duhet të pastrohet nga pluhuri me një fshesë me korrent me thithje të lartë.
Përzierja e përbërësve
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (Përforcuesi) janë të paketuar në dy kuti të vecanta, të cilat kanë raportin e saktë të përzierjes të përcaktuar sipas peshës. Fillimisht përbërësi A duhet të përzihet derisa të bëhet homogjen. Pastaj e gjithë sasia e përbërësit B hidhet në përbërësin A. Dy materialet përzihen për 5 minuta duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rot/min). Është e rëndësishme të bëhet përzierje dhe në anët e enës për shpërndarjen uniforme të përforcuesit.