EKOSTRIPPER është një zhvetës ekologjik i bojës i aftë për të hequr të gjitha llojet e produkteve të bojës sintetike nga cdo sipërfaqe. Produkti mund të heqë shtresa të shumta bojë nëse lihet të veprojë për kohën e nevojshme. Krejt pa substanca toksike, mund të përdoret edhe në ambiente të brendshme pa ajrim.
Përdorimi Ideal
Sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme.
Përgatitja e Sipërfaqes
Aplikoni EKOSTRIPPER duke përdorur një furcë ose mistri dhe prisni 1 deri në 24 orë sipas shtresave të bojës që do të hiqen. Konsistenca e produktit bën të mundur aplikimin edhe në sipërfaqe vertikale. Pasi ta keni lënë produktin të veprojë në sipërfaqe, hiqni EKOSTRIPPER dhe shtresën e poshtme të bojës duke përdorur një spatul ose një gërryese dhe më pas pastroni sipërfaqen e trajtuar me ujë.
Informacion mbi sigurinë
Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose kromi. Nuk përmban tretës toksikë, aromatikë ose kloride. Nuk ka rrezik të polimerizimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknikisht. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen, lëvizjen dhe transportin e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet të pastrohen duke përdorur material inert absorbues si rërë, dhe, etj. dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.
Specifikimet
Aplikoni një zhveshës boje si EKOSTRIPPER nga OIKOS duke e lënë produktin të veprojë sipas numrit të shtresave që do të hiqen. Konsistenca e produktit bën të mundur aplikimin edhe në sipërfaqe vertikale. Vazhdoni më pas të gërryeni sipërfaqen dhe pas kësaj, pastroni sipërfaqen e trajtuar me ujë.