EPOMAX-CMT është një llac thiksotropik për mure dhe dysheme, me bazë cimentoje dhe rrëshire epokside me bazë uji. Ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Zbatim më të thjeshtë dhe më ekonomik
  • Rezistenca mekanike të larta fillestare dhe përfundimtare
  • Ngjitje të shkëlqyera me nënshtresën
  • Depërtueshmëri të lartë nga avulli
  • Nuk është gërryes (i sigurt në përforcimin e celikut).

Klasifikohet si llac riparues betoni PCC R4, sipas EN 1504-3.

EPOMAX-CMT përdoret për:

  • riparim,
  • zbutje
  • nivelimin

e mureve dhe dyshemeve prej betoni të cilat do mbulohen me:

  • shtresa epokside
  • shtresa poliuretani
  • dysheme plastike
  • qilimi
  • parket druri etj.

Gjithashtu aplikohet kur betoni është akoma i njomë, për të krijuar nënshtresën e përshtatshme me trashësi të paktën 2mm për aplikimin e shtresave epokside, për të shmangur probleme shkëputjeje etj. Gjithashtu, përshtatet dhe si shtresë përfundimtare, me trashësi deri në 3 mm, për zbutjen, nivelimin dhe rritjen e rezistencës mekanike të sipërfaqes ndaj forcave mekanike në ambiente gërryese. 

Përzierja e EPOMAX-CMT

Përbërësit A, B dhe C janë të paketuar në raport përzierje të parapërcaktuar. Fillimisht, përbërësi A duhet të përzihet mirë në enën e tij. Pastaj, duhet të vihet në një enë të pastër rreth 30 litrash. Më pas, gjithë sasia e përbërësit B duhet të hidhet në përbërësin A. Dy përbërësit duhet të përzihen për rreth 30 sekonda, me një mikser me xhiro të ulëta (300rot/min). Është e rëndësishme të përzihet mirë materiali afër anëve dhe fundit të enës për të arritur shpërndarje uniforme dhe të ngurtësuesit.Përfundimisht, përbërësi C shtohet duke u përzierë vazhdimisht. Përzierja bëhet me një mikser me xhiro të ulëta dhe duhet të vazhdohet derisa përzierja bëhet krejt uniforme (rreth 3 min). Nuk duhet hedhur ujë në përzierje.

  • Koha e punës  e sistemeve epokside ulet kur rritet temperatura e ambientit.
  • Sipërfaqja e EPOMAX-CMT pas aplikimit duhet të mbrohet nga lagështia për 24 orë. Lagështia mund të zbardhë sipërfaqen ose/dhe ta bëjë të ngjisë. Shtresat që kanë humbur ngjyrën ose që ngjisin në sipërfaqe duhet të hiqen me fërkim ose bluajtje dhe të rishtrohen.
  • Në raste kur koha ndërmjet shtresave është më e gjatë se sa parashikoheshe ose në rast se dyshemetë e vjetra do  shtrohen prapë, sipërfaqja duhet pastruar krejt para aplikimit të shtresës së re.
  • Pas mpiksjes, EPOMAX-CMT është krejt e sigurt për shëndetin.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri