EPOXYCOAT-S eshte nje sistem epoksid me 2 perberes, me tretes dhe pa ngjyre, i cili ofron fortesi te madhe dhe rezistence te larte ndaj gerryerjes. Ai eshte rezistent ndaj acideve, materialeve alkaline, produkteve te naftes, tretesve, ujit, ujit te detit, kushteve te motit etj. Certifikuar sipas standardit EN 1504-2 dhe klasifikuar si shtrese per mbrojtjen e siperfaqeve te betonit. EPOXYCOAT-S perdoret si veshje mbrojtese dhe dekorative per nenshtresat me baze cimentoje, p.sh. betoni, suva, llac cimentoje per nivelime, si dhe ne siperfaqe metalike. Ai eshte i pershtatshem per hapesira ne ambiente industriale, laboratore, dyqne, etj. Eshte vecanerisht i pershtatshem per lyerjen e pishinave. 

Perzierja e perberesve

Perberesi A (rreshira) dhe ai B (ngurtesuesi) jane te paketuara ne dy ambalazhime te ndara, ne raportin e duhur te parapercaktuar sipas peshes. Perpara perzierjes, perberesi A trazohet ne menyre mekanike per 1 minute. Pastaj, e gjithe permbajtja e perberesit B i shtohet perberesit A dhe te dy perberesit perzihen ne menyre te vazhdueshme per afro 5 minuta me ane te nje mikseri me shpejtesi te ulet (300 rpm) derisa te perfitohet nje perzierje e njetrajtshme. Eshte e rendesishme qe perzierja te trazohet teresisht prane skajeve dhe ne fund te enes per te perfituar nje shperndarje uniforme te ngurtesuesit. Per te siguruar nje perzierje te plote, permbajtja derdhet ne nje ene te paster dhe perzihet perseri per te pakten 1 minute derisa te perfitohet nje perzierje e qendrueshme.

Perdorimi-Konsumi

EPOXYCOAT-S perdoret sic eshte ose duke u tretur deri ne 5%, sipas peshes me tretesin e vecante SM-27. Aplikohet me rul, furce ose sperkatje, te pakten ne 2 duar (shtresa). Shtresa (dora) e dyte behet pasi te jete thare dora e pare, por brenda 24 oresh

  • EPOXYCOAT-S permban tretes. Ne rast perdorimi ne dhoma te mbyllura, duhet te merren masa per ajrosje te mire.
  • Ngjitja e shtreses pasuese mund te ndikohet ndjeshem nga nderhyrja e lageshtires ose papastertive.
  • Shtresat epokside duhet te mbrohen nga lageshtira per 4-6ore pas aplikimit te tyre. Lageshtia mund te zbardhe siperfaqen dhe/ose ta beje ngjitese. Ajo mund te crregulloje mpiksjen gjithashtu. Shtresat e zbehura ose ngjitese ne pjese te ngryshme te siperfaqes duhet te hiqen duke u gerryer ose duke u ferkuar dhe pastaj te shtrohen perseri.
  • Nese nje kohe me e gjate se jo e parashikuar ndodh midis aplikimeve te shtresave pasardhese ose ne rast se dyshemete e vjetra do te shtrohen perseri, siperfaqja duhet te gerryhet dhe te pastrohet plotesisht perpara aplikimit te nje shtrese te re.
  • Pas ngurtesimit, EPOXYCOAT-S eshte plotesisht e sigurt per shendetin.
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Furcë, rul