Membranat ESHADURO janë membrana hidroizoluese bituminoze plastomere, të cilat prodhohen nga lloje të vecanta bitumi dhe materiale të zgjedhura polimerësh, me bazë polipropileni ataktik (APP). Ato janë prodhuar për të ofruar hidroizolim dhe mbrojtje të besueshme me kalimin e kohës dhe kushteve të ngrohta klimatike.

Zgjedhja e kombinimit të duhur të përforcimit, veshjes dhe peshës/trashësisë së membranës ofron një sërë mundësish aplikimi, si p.sh.

  • Hidroizolim i kulmeve të sheshta dhe të pjerrëta
  • Hidroizolim i urës
  • Hidroizolim i kulmeve metalike
  • Riparime hidroizoluese
  • Hidroizolim i ndërtimeve nëntokësore dhe themeleve