FERROSEAL është një llac cimentoje i gatshëm për përdorim, i cili mbron elementet përforcuese të hekurit nga gërryerja dhe që vepron si një shtresë ngjitëse midis llacit ose betonit të ri dhe të vjetër, në punimet e riparimit. Është klasifikuar si një produkt për mbrojtje përforcuese nga gërryerja, sipas EN 1504-7 përforcuese nga gërryerja, sipas EN 1504-7. Certifikata Nr. 2032-CPR-10.11. 
FERROSEAL përdoret:

  • Për të mbrojtur hekurin përforcues në punimet riparuese në betonarmenë që preket nga dëmtimet si rezultat i një tërmeti, karbonizimi ose i derdhjes me defekt.
  • Për mbrojtjen parandaluese të hekurit përforcues në elementet e ndërtesave të holla ose në rastet ku elementi strukturor pritet që të punojë në kushte të lagështa.
  • Si një shtresë ngjitëse midis betonit ose llacit të ri dhe atij të vjetër.

Nënshtresa

  • Elementet përforcuese duhet të jenë pa ndryshk, pa pluhur, pa graso etj.
  • Betoni ose llaci që do të ngjitet duhet të jetë pa materiale të lira, pluhur, graso etj.

Përdorimi
FERROSEAL hidhet në ujë duke u trazuar vazhdimisht dhe në raport FERROSEAL me ujë = 2,65 me 1, derisa të krijohet një masë uniforme pa kokrriza.

  • Si shtresë kundër gërryerjes, materiali aplikohet në dy shtresa duke përdorur një furcë të fortësisë mesatare. Trashësia e shtresës më të madhe se 1 mm duhet të evitohet për shkak të rrezikut të shfaqjes së plasaritjes në material. Cdo dorë e re jepet pasi është tharë dora e kaluar.
  • Si shtresë ngjitëse midis llacit ose betonit të ri dhe të vjetër, materiali aplikohet në një shtresë rreth 2 mm të trashë. Aplikimi i betonit ose i llacit të ri bëhet ndërkohë që shtresa ngjitëse është ende e freskët.
  • Temperatura gjatë përdorimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Produkti përmban cimento, e cila vepron si alkaline me ujin dhe klasifikohet si irrituese.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Me furçë