Pllaka izoluese prej lesh guri gjysmë të ngurtë FIBRANgeo B-570 është një produkt fijor inorganik natyral që prodhohet industrialisht nga shkëmbi i shkrirë i tjerrur në fibra, në përputhje me standardin europian EN 13162 (Produkte termoizoluese për ndërtesa – rodukte të leshit mineral të prodhuar nga fabrika (MW)).

Aplikimi
Pllakat e projektuara për aplikime për izolim termik, rezistencë ndaj zjarrit dhe izolim të zërit:

Izolimi i zgavrës së elementeve vertikale, si p.sh.:

  • Izolimi i bërthamave për mure (konstruksion i thatë me cdo lloj dërrase, konstruksion druri, panele metalike ose gipsi etj.)
  • Fasada e ajrosur (me cdo lloj veshjeje, si p.sh. guri, mermeri, metali, panele qeramike etj.)
  • Muret e zgavrës së muraturës

Izolimi i zgavrës së elementeve horizontale, si p.sh.:

  • Tavan me konstruksion të thatë, izolim të varur pa shpim 
  • Rreshtimi i tavanit të papafingos
  • Midis trarëve prej druri të dyshemesë
  • Izolimi i jashtëm Pilotis me veshje konstruksioni të thatë.

Produktet FIBRANgeo duhet të mbrohen para dhe gjate aplikimit të tyre. Nëse një pjesë e produktit laget, duhet të thahet para instalimit. Leshi i gurit thahet shpejt dhe vetitë e tij izoluese mbeten të pandryshuara pas tharjes. Paketimi duhet të hiqet me kujdes pak para instalimit.
Zona e punës duhet të mbahet e pastër. DUhet të shmanget kontakti i panevojshëm ose i gjerë i lëkurës, fibrat dhe pluhurat  e produktit dhe duhet të vendoset veshja mbrojtëse (doreza, syze, kapele). Produktet me AL, AX, YM dhe YA nuk sugjerohen për aplikim me temperaturë shërbimi në sipërfaqe më shumë se 90 oC ndërsa ato me sipërfaqe XA nuk sugjerohen për më shumë se 66 oC.
Duhet të sigurohet ajrim i mjaftueshëm i zonave të punës, ndërsa mjetet prerëse elektrike duhet të pajisen gjithmonë ose të plotësohen me një sistem mekanik të marrjes së pluhurit.