Pllaka e ngurtë prej leshi guri FIBRANgeo BP-50-BIT me shtresë bituminoze është një produkt natyral fijor inorganik që prodhohet industrialisht nga shkëmbi i shkrirë i tjerrur në fibra, në përputhje me standardin europian EN 13162 (Produkt termoizolues për ndërtesa – Lesh mineral i prodhuar nga fabrika (MW) produkte).

Aplikimi
Pllakat e projektuara për aplikime për izolim termik, rezistencë ndaj zjarrit dhe izolim të zërit me instalim të lehtë të membranës bituminoze ku kërkohet rritje e vetive mekanike dhe rezistencës ndaj stresit në shtypje.

Në cati të tilla si:

  • Cati prej betoni me membranë hidroizoluese bituminoze për hidroizolim.
  • Cati celiku me membranë hidroizoluese bituminoze për hidroizolim.

Avantazhet

  • Termoizolim i shkëlqyer
  • Thithje e shkëlqyer e zërit dhe reduktim të zërit
  • Materiali i strukturës së  hapur me rezistencë shumë të ulët ndaj difuzionit të avullit të ujit që përmirëson frymëmarrjen e elementit të ndërtimit
  • Stabilitet dhe qëndrueshmëri e shkëlqyer dimensionale
  • Ujë largues dhe jo higroskopik
  • Lehtë për tu trajtuar, prerë dhe instaluar
  • Natyral, inorganik, pa erë, kimisht inert (PH praktikisht neutral)
  • E riciklueshme, miqësore me mjedisin
  • Apikim i lehtë i membranës bituminoze.

Produktet FIBRANgeo duhet të mbrohen nga lagia para dhe gjatë aplikimit të tyre. Nëse një pjesë e produktit laget, duhet të thahet para instalimit. Leshi i gurit thahet shpejt dhe vetitë e tij izoluese mbeten të pandryshuara pas tharjes. Paketimi duhet të hiqet me kujdes pak para instalimit. Zonat e punes duhet të mbahen të pastra. Duhet të shmanget kontakti i panevojshëm ose i gjerë i lëkurës dhe syve me prerjet, fibrat dhe pluhurin e produktit dhe duhet përdorur veshje mbrojtëse (doresa, syze, kapele). Produktet me AL, AX, YM dhe YA nuk sugjerohen më shumë se 90 oC ndërsa ato me sipërfaqe XA nuk sugjerohen për më shumë se 66 oC. Duhet të sigurohet ajrim i mjaftueshëm i zonave të punës, ndërsa mjetet prerëse elektrike duhet të pajisen gjithmonë ose të plotësohen me një sistem mekanik të marrjes së pluhurit.

  • Aplikime për izolim termik
  • Rezistencë ndaj zjarrit dhe izolim të zërit