Pllaka izoluese gjysmë e ngurtë prej lesh guri FIBRANgeo B-001-YM është një produkt fibroz inorganik natyral që prodhohet industrialisht nga shkëmbi i shkrirë i tjerrur në fibra, në përputhje me Standardin Evropian EN 13162 (Produkte termoizoluese për ndërtesa – Lesh mineral i prodhuar nga fabrika (MW) produkte).

Aplikimi
Pllakat e projektuara për aplikime për izolim termik, rezistencë ndaj zjarrit dhe izolim të zërit:

Izolimi i zgavrës së elementeve vertikale, si p.sh.

  • Izolimi i bërthamave për mure (kontruksion i thatë me cdo lloj dërrase, konstruksion druri, panele  metalike ose gipsi etj).
  • Fasada e ajrosur (me cdo lloj veshjeje, si p.sh. guri, mermeri, metali, panele qeramike etj.)

Izolimi i zgavrës së elementeve horizontale, si p.sh.

  • Tavan me ndërtim të thatë, tavan i varur pa vrima.

Produktet FIBRANgeo duhet të mbrohen para  dhe gjatë aplikimit të tyre. Nëse një pjesë e produktit laget, duhet të thahet para instalimit. Leshi i gurit thahet shpejt dhe vetitë e tij izoluese mbeten të pandryshuara pas tharjes. Paketimi duhet të hiqet me kujdes pak para instalimit. Zonat e punës duhet të mbahen të pastra. Duhet të shmanget kontakti i panevojshëm ose i gjerë i lëkurës, fibrat dhe pluhurin e produktit dhe duhet përdorur veshje mbrojtëse (doreza, syze, kapele). Produktet me fytyrë AL, AX, YM dhe YA nuk sugjerohen për aplikim me temperaturë shërbimi në sipërfaqe më shumë se 90 oC ndërsa ato me sipërfaqe XA nuk sugjerohen më shume se 66 oC. Duhet të sigurohet ajrim i mjaftueshëm i zonave të punës, ndërsa mjetet prerëse elektrike duhet të jenë gjithmonë të pajisura ose të plotësuara me një sistem mekanik të marrjes së pluhurit.

Certifikimi
Produktet izoluese të leshit të gurit FIBRANgeo B-001-YM janë certifikuar sipas Normave Europiane EN 13162 dhe EN 13172 dhe mbajnë CE që rrjedh nga Deklarata e Performancës.

  • Aplikime për izolim termik
  • Rezistencë ndaj zjarrit dhe izolim të zërit