Pllaka izoluese prej lesh guri gjysmë të ngurtë FIRBANgeo B-001 është një produkt fijor inorganik natyral që prodhohet industrialisht nga shkëmbi i shkrirë i tjerrë në fibra, në përputhje me standardin europian EN 13162 (Pordukte termoizoluese për ndërtesa – produkte leshi mineral të prodhuar nga fabrika (MW).

Aplikimi
Pllakat e projektuara për aplikime për izolim termik, rezistencë ndaj zjarrit dhe izolim të zërit:

Izolimi i zgavrës së elementeve vertikale, si p.sh.:

  • Izolimi i bërthamave për mure (konstruksion i thatë me cdo lloj dërrase, konstruksion druri, panele metalike ose gipsi etj.)
  • Fasada e ajrosur ( me cdo lloj veshjeje, si p.sh. guri, mermeri, metali, panele qeramike etj.)
  • Muret e zgavrës së muraturës

Izolimi i zgavrës së elementeve horizontale, si p.sh.

  • Tavan me ndërtim të thatë, tavan i varur pa vrima.
  • Rreshtimi i tavanit të papafingos
  • Midis trarëve prej druri të dyshemesë.
  • Izolimi i jashtëm Pilotis me veshje konstruksioni të thatë.

Produktet FIBRANgeo duhet të mbrohen para dhe gjatë aplikimit të tyre. Nëse një pjesë e produktit laget, duhet të thahet para instalimit.
Zona e punës duhet të mbahen të pastra. Duhet të shmanget kontakti i panevojshëm ose i gjerë i lëkurës dhe syve me prerjet, fibrat dhe pluhurin e produktit, si dhe duhet përdorur veshje mbrojtëse (doreza, kapele). Produktet AL, AX, YM dhe YA nuk sugjerohen për aplikim me temperaturë shërbimi në sipërfaqe më shumë se 90 oC ndërsa ato me sipërfaqe XA nuk sugjerohen për më shumë se 66 oC. Duhet të sigurohet ajrim i mjaftueshëm i zonave të punës, ndërsa mjetet prerëse elektrike duhet të pajisen gjithmonë ose të plotësohen me një sistem mekanik të marrjes së pluhurit.

Certifikimi
Produktet izoluese të leshit të gurit FIBRANgeo B-001 janë të certifikuara sipas Normave Europiane EN 13162 dhe EN 13172 dhe mbajnë markën CE që rrjedh nga Deklarata e Performancës.