Roli i leshit të gurit FIBRANgeo R-040 është një produkt natyral fibroz inorganik që prodhohet industrialisht nga shkëmbi i shkrirë i tjerrur në fije, në përputhje me standardin evropian EN 13162 (Produkte termoizoluese për ndvrtesa – Produkte fabrikash leshi mineral (MW)). Roli FIBRANgeo R-040 mund të prodhohet me veshjen AL (Alumin i përforcuar me rrjetë tekstil me fije qelqi), YM (i zi tekstil me fije qelqi të pa endur) ose XA (letër Kraft).

Aplikimi
Rolet e projektuara për aplikime për izolim termik, rezistencë ndaj zjarrit dhe izolimit të zërit:

Izolimi i zgavrës së elementeve horizontale, si p.sh:

  • Tavan me ndërtim të thatë, tavan i varur pa vrima
  • Rreshtimi i tavanit të papafingos
  • Midis trarëve prej druri ose metali të catisë
  • Midis mahijeve të drurit të dyshemesë ose trarëve (Pa ngarkesë në lesh guri).

Avantazhet

  • Termoizolim i shkëlqyer
  • Material jo i djegshëm me rezistencë të shkëlqyer ndaj zjarrit
  • Thithje  e shkëlqyer e zërit dhe reduktim të zërit
  • Materiali i strukturës së kosheres së hapur me rezistencë shumë të ulët ndaj difuzionit të avullit të ujit që përmirëson frymëmarrjen e elementit të ndërtimit
  • Stabilitet dhe qëndrueshmëri e shkëlqyer dimensionale
  • Uj largues dhe jo higroskopik
  • Lehtë për tu trajtuar, prerë dhe instaluar
  • Natyrore, inorganike, pa erë, kimikisht inerte (PH praktikisht neutral)
  • E riciklueshme, miqësore me mjedisin dhe për përdoruesin përfundimtar.

Certifikimi
Produktet izoluese prej leshi guri FIBRANgeo R-040 janë certifikuar sipas Normave Europiane EN 13162 dhe EN 13172 dhe mbajnë markën CE që rrjedh nga Deklarata e Performancës. Të gjitha produktet izoluese të leshiit të gurit FIBRANgeo plotësojnë kërkesta e cilësisë dhe sigurisë të Standardeve Europiane dhe janë në pvrputhje me Rregulloren Europiane 305/2011 (CPR).

Produktet FIBRANgeo duhet të mbrohen nga lagia para dhe gjatë aplikimit të tyre. Nëse një pjesë e produktit laget, duhet të thahet para instalimit. Leshi i gurit thahet shpjet dhe vetitë e tij izoluese mbeten të pandryshuara pas tharjes. Paketimi duhet të hiqet me kujdes pak para instalimit. Zonat e punës duhet të mbahen të pastra. Duhet të shmanget kontakti i panevojshëm ose i gjerë i lëkurës dhe syve me prerjet, fibrat dhe pluhurin e produktit dhe duke përdorur veshje mbrojtëse (doreza, zyve, kapele). Produktet me AL, AX, YM dhe YA nuk sugjerohen për aplikim me temperaturë shërbimi në sipërfaqe më shumë se 90 oC ndërsa ato me sipërfaqe XA nuk sugjerohen për më shumë se 66 oC. Duhet të sigurohet ajrim i mjaftueshëm i zonave të punës, ndvrsa mjetet prerëse elektrike duhet të pajisen gjithmonë ose të plotësohen me një sistem mekanik të marrjes së pluhurit.

 

  • Aplikime për izolim termik
  • Rezistencë ndaj zjarrit dhe izolim të zërit