FIX-RAPID është një cimento me mpiksje të shpejtë, që reagon me ujin që shtohet dhe menjëherë fillon të fortësohet. FIX-RAPID përdoret për riparime të shpejta, fiksime, ankorime, mbyllje të gropave ose të vrimave etj.dhe në përgjithësi në raste kur kërkohet forcë e madhe dhe përdorim i shpejtë. FIX-RAPID mund të përdoret në dysheme, mure, tavane në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Përgatitja e nënshtresës

Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa pluhur, vaj, materiale të lira etj., dhe duhet të njomet tërësisht përpara përdorimit të FIX RAPID.

Përdorimi

FIX-RAPID hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një stuko e lidhur që nuk përhapet, e përshtatshme për punime mbushëse ose mermetuese. Koha e përzierjes nuk duhet të kalojë 1 minutë. Rekomandohet që të përzihet një sasi e vogel herë pas here, për shkak të kohës së shkurtër të punimit.

  • Temperatura gjatë përdorimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Sipërfaqja metalike që do jetë në kontakt me FIX-RAPID duhet te jetë e mbrojtur.
  • Në raste pune ose përdorimi të zgjeruar që kërkojnë trashësi më të madhe, FIX-RAPID mund të përzihet me 1-3 pjesë rëre sipas volumit, para shtresës së ujit. Në këtë rast koha e mpiksjes shtohet pak. Gjithashtu, koha e mpiksjes mund të shtohet sipas dëshirës po të shtohet cimento e zakonshme.
  • Gjatë përdorimit rekomandohet përdorimi i dorezave plastike.
  • Materiali që ka filluar të forcohet nuk duhet të rizbutet me ujë.
  • Produkti përmban cimento dhe reagon si alkalin me ujin, kështu që ai klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Mistri