FLEX PU-30 S është një mastikë izoluese poliuretani me një përbërës me tretës, e cila ofron:

  • Rezistencë ndaj luhatjeve të temperaturave nga -40 oC deri +90 oC.
  • Ngjitje të shkëlqyer në cdo lloj materiali ndërtimi.
  • Elasticitet të lartë
  • Qëndrueshmëri të madhe ndajvjetrimit (rezatimit UV dhe motit).
  • Mundësi lyerjeje pas forcimit.

FLEX PU-30 S është i përshtatshëm për izolimin e fugave vertikale dhe horizontale me trashësi 5-50 mm, mbi materiale të ndryshme si betoni, alumini, hekuri, druri, xhami, guri natyral dhe sintetik etj., në ambiente të brendshme ose të jashtme.

Përgatitja e nënshtresës

Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, grimca të lira, graso etj. Rekomandohet që vendi i bashkimit të pastrohet duke përdorur një furcë lyerjeje ose furcë dhe pastaj të fryhet me ajër me presion. Për të evituar ndotjen e padëshiruar në buzët e fugave, vendoset një letër shirit me vetëngjitje përgjatë anëve dhe pastaj hiqet menjëherë pas izolimit të fugave (përpara formimit të cipës).

Përdorimi

Futeni tubetin në një pistoletë të vecantë dhe priteni majën me kënd të pjerrët, në mënyrë që ajo të mos futet brenda fugës, por thjesht të prekë dhe të rrëshqasë përgjatë anëve. FLEX PU-30 S aplikohet duke lëvizur tubin përgjatë aksit të bashkimit me një kënd 45o. Ndërkohë që është ende e njomë, mastika nivelohet duke përdorur një mistri.

  • Tubeta me 310 ml.
  • Tub me 600 ml.
  • Afati i ruajtjes për përdorim, në ambiente të thata dhe pa ngrica është minimumi 12 muaj.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Pistoletë të vecantë