Bojë mbushëse akrilike me mbulim shumë të lartë për t’u aplikuar direkt në mur, nuk kërkon fiksues dhe ajrosjet, ideale si astar per dekorim. E disponueshme ne 116 ngjyra.

Cilësitë Teknike
FONDO MURALES nga OIKOS është një shtresë bazë e vecantë, akrilike që formon dhe bazë ideale për përfundimet dekorative. Formulimi i vecantë i produkteve i bazuar në rrëshira akrilike bashkon karakteristikat e përshkueshmërisë së avullit dhe mbulimit të shkëlqyer të sipërfaqes, duke përgatitur kështu sipërfaqen në një mënyrë ideale për dekorimin e mëvonshëm. Produkti ka një nivel të ulët erë, nuk është i ndezshëm dhe është miqësor si për njerëzit ashtu edhe për mjedisin.

Përgatitja e Sipërfaqes
Sipërfaqet e reja duhet të jenë tërësisht të thata. Në sipërfaqet e vjetra ose të lyera më parë, hiqni cdo depozitë pluhuri, smogu ose papastërti të tjera duke përdorur furcë ose larje të plotë. Hiqni cdo material të lirshëm ose të thërrmuar, nëse është e nevojshme, aplikoni një shtresë të izoluesit special NEOFIX nga OIKOS. Prisni 4-6 orë të thahet.

Metoda e Aplikimit
Aplikoni me furcë, rul ose pistoletë, sipas mbulimit të kërkuar, një ose dy shtresa FONDO MURALES nga OIKOS në ngjyrën e treguar për produktin përfundimtar që do të përdorni, holloni me 20-30% ujë të pijshëm duke lënë afërsisht 6 orë ndërmjet një shtresë dhe tjetra me furcë ose rul.

Informacion mbi Sigurinë
Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose kromi. Nuk përmban tretës toksikë, aromatikë ose kloride. Nuk ka asnjë rrezik të polimerizimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknikisht. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen, lëvizjen dhe transportin e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali eventual i derdhur duhet të pastrohen duke përdorur material inert absorbues si rërë, dhe, etj. dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

Specifikimet
Sipërfaqet e reja duhet të jenë plotësisht të thata. Në sipërfaqet e vjetra ose sipërfaqet e lyera më parë, hiqni pluhurin, smogun ose papastërtitë e tjera me furcë ose larje. Hiqni cdo material të lirshëm ose të shkërmoqur. Ndiqni këtë duke aplikuar, nëse është e nevojshme, një shtresë të ngjitësit special NEOFIX nga OIKOS. Prisni 4-6 orë derisa të thahet. Aplikoni një ose dy shtresa FONDO MURALES nga OIKOS si shtresë bazë. Prisni 6-8 orë derisa të thahet.