FONDO MURALES nga OIKOS është një shtresë bazë e vecantë, akrilike që formon dhe bazë ideale për përfundimet dekorative. Formulimi i vecantë i produkteve i bazuar në rrëshira akrilike bashkon karakteristikat e përshkueshmërisë së avullit dhe mbulimit të shkëlqyer të sipërfaqes, duke përgatitur kështu sipërfaqen në një mënyrë ideale për dekorimin e mëvonshëm. Produkti ka një nivel të ulët erë, nuk është i ndezshëm dh është miqësor si për njerëzit ashtu dhe për mjedisin. Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose kromi. Nuk përmban tretës toksikë, aromatikë ose kloride. Nuk ka rrezik të polimerizimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknikisht. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen, lëvizjen dhe transportin e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet të pastrohen duke përdorur material inert absorbues si rërë, tokë, etj. dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.