Produkt mbrojtës transparent dhe higrofortues, ideal për nënshtresat që i nënshtrohen gërryerjes në ambiente të mbyllura. I papërshkueshëm nga gërvishtjet, i disponueshëm në versionin me shkëlqim ose saten.
Përdorimi Ideal
Si lustër mbrojtëse për produktet e brendshme, dekorative dhe sipërfaqet në përgjithësi.
Përgatitja e Sipërfaqes
Pastroni tërësisht sipërfaqen që do të llakoni dhe nëse është e mundur, fërkojeni duke përdorur letër rëre shumë të imët.
Metoda e Aplikimit
Duke përdorur një rul ose furcë, aplikoni dy shtresa IGROLUX nga OIKOS të paholluara, duke lënë afërsisht gjashtë orë ndërmjet shtresave. Gjithashtu është e mundur të aplikohet produkti me pistoletë (grykë 1,3-1,7 mm) pasi ta keni holluar me maksimum 10% ujë të pijshëm. Rekomandohet të fërkoni sipërfaqen me letër zmerile shumë të imët ndërmjet shtresave. në rastin e mureve që i nënshtrohen gërryerjes së vazhdueshme, rekomandohet të aplikohet një shtresë e tretë e produktit.
Të dhëna toksikologjike
Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose kromi. Nuk përmban tretës toksikë, aromatikë ose kloride. Nuk ka rrezik të polimerizimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknikisht. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen, lëvizjen dhe transportin e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet të pastrohen duke përdorur material inert absorbues si rërë, dhe etj. dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.