IGROLUX nga OIKOS është një lustër e vecantë, me ndikim të ulët mjedisor, transparent, mbrojtëse e cila ngurtësohet në kontakt me ajrin. Është ideal për sipërfaqet e brendshme që i nënshtrohen gërryerjes. Është i disponueshëm me ngjyra me shkëlqim dhe saten dhe është në përputhje me normat D.I.N 53 754, D.I.N 54 004, D.I.N 52 615, D.I.N ISO 4626 dhe D.I.N. 1, 53-15. Jo e ndezshme dhe e përshtatshme me mjedisin.

Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose kromi. Nuk përmban tretës toksikë, aromatikë ose kloride. Nuk ka rrezik të polimerizimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknike. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen, lëvizjen dhe pransportin e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet të pastrohen duke përdorur material inert absorbues si rërë, dhe, etj. dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë.