Është një material i lëngshëm me mpiksje të shpejtë, alifatik, poliuretanik, me një përbërës, hidroizolues për tarraca:

  • Ka bazë rrëshire poliuretani hidrofobike dhe elastomerike dhe ka veti të shkëlqyera mekanike, kimike dhe termike, UV dhe kundra konditave të këqija të motit.
  • Krijon një shtresë uniforme, elastike, hidroizoluese, të depërtueshme nga avulli e cila nuk krijon bashkime ose lidhje.
  • Ngjitje të shkëlqyer në nënshtresa të ndryshme, si betoni, llaci i cimentos, druri dhe cdo lloj materiali hidroizolues.
  • Mundësi përdorimi dhe në nënshtresa të paniveluara.
  • Nuk bëhet i verdhë – përkundrazi, mban ngjyrën origjinale dhe nuk ka nevojë të mbulohet me shtresë të re pas aplikimit, akoma dhe po të jetë zgjedhur në ngjyrë të errët.

Është certifikuar me shënimin CE i cili e bën si shtresë mbrojtjeje për sipërfaqet e betonit, sipas certifikatës EN 1504-2. Numri i certifikatës Nr. 2032-CPR-10.11.
ISOFLEX-PU 600 përshtatet për hidroizolim:

  • Për tarraca dhe ballkone si një shtresë e eksposuar hidroizoluese.
  • Në pllaka gipsi dhe cimentoje.
  • Në shtresa të vjetra bituminoze.
  • Shkumë poliuretani.
  • Në sipërfaqe metalike.

Përgatitja e nënshtresës
Në përgjithësi, nënshtresa duhet të jetë e thatë(lagështia <4%), e pastër, pa yndyrë, pa materiale të lira, pluhur, etj.

1.1. Nënshtresat e betonit
Cdo zgavër ekzistuese në beton duhet të mbushet me materialin e duhur mbushës që më përpara. Plasaritjet e thella mbi nënshtresën duhet të mbushen me mbushësit poliuretanik FLEX-PU 20/30 S/40/50 S. Betoni dhe sipërfaqe të tjera poroze me lagështi < 4% duhet të trajtohen me asatrin evecantë PRIMER-PU 100, me konsum rreth 200 g/m2. Sipërfaqet me nivel lagështie > 4% duhet të lyhen me astar special poliuretani, me dy pvrbërës, PRIMER-PU 140, me konsum 100-250 g/m2.

1.2. Nënshtresa të lëmuara dhe jo thithëse
Nënshtresat e lëmuara dhe jo thithëse, si dhe membranat bituminoze ose shtresat e vjetra hidroizoluese, duhet të astarohen me astarin epoksid me bazë uji EPOXYPRIMER-500 me konsum afërsisht 200-300 g/m2. ISOFLEX-PU 600 mund të aplikohet sapo lagështia e EPOXYPRIMER-500 të bëhet më e ulët se 4%.

1.3 Nënshtresat metalike
Nënshtresat metalike duhet të jenë:

  • Të thata dhe të pastra
  • Pa yndyrë, material të lira, pluhur, etj. që mund të pengojnë ngjitjen.
  • Pa ndryshk ose gërryerje që mundtë pengojnë ngjitjen.

Nënshtresa duhet të përgatitet me furcë, fërkimi, hedhje rëre me presion, etj. dhe pastaj të pastrohet krejt nga pluhuri. ISOFLEX-PU 500 mund të aplikohet pa astarim të mëparshëm.

Aplikimi-Konsumi
Para aplikimit, rekomandohet përzierja e lehtë e ISOFLEX-PU 600, derisa të bëhet homogjen. Përzierja e tepërt duhet shmangur që të parandalohet bllokimi i ajrit në material.

a) Izolim total në sipërfaqe
ISOFLEX-PU 600 aplikohet me furcë ose ryl në 2 shtresa. Shtresa e parë aplikohet 2-3 orë pas astarimit dhe ndërsa PRIMER-PU 100 ngjit akoma. Shtresa e dytë duhet të aplikohet në mënyrë transversale (përpendikulare) pas 8-24 orësh, në varësi me konditat e motit. Në zona me plasaritje serioze, rekomandohet përforcimi lokal i ISOFLEX-PU 600 me një shirit 10 cm të gjerë të përforcuar me fibra poliesteri (60 g/m2) gjatë plasaritjeve. Në këtë rast, 2-3 orë pas astarimit, shtrohet shtresa e parë e ISOFLEX-PU 600 mbi plasaritje dhe, ndërkohë është akoma i njomë, shiriti me gjerësi 10 cmme fibra poliesteri ngjeshet sipas gjatësisë. Pastaj shtrohen  dy shtresa ekstra të ISOFLEX-PU 600 në gjithë sipërfaqen.
Konsumi: rreth 1,0-1,5 kg/m2, në varësi me nënshtresën. 
Në rast të plasaritjeve të thella, mbi gjithë sipërfaqen, rekomandohet mjaft përforcimi i membranës të ISOFLEX-PU 600 me shiritë prej fibrash poliesteri (60 g/m2) 100 cm të gjerë. Këto shirita duhet të mbulojnë njëri tjetrin rreth 5-10 cm. Me imtësi, 2-3 orë pas astarimit, shtrohet shtresa e parë e ISOFLEX-PU 600, për të mbuluar përforcimin (me gjerësi prej 100 cm), dhe ndërsa është akoma e njomë, ngjeshet një shirit me fibra polesteri. E njëjta porcedurë ndiqet për sipërfaqen që mbetet. Pastaj, shtrohen dy shtresa ekstra të ISOFLEX-PU 600 në të gjithë sipërfaqen. 
Konsumi: rreth 2,0-2,25 kg/m2, në varësi me nënshtresën dhe llojin e përforcimit.

b) Izolimi lokal i plasaritjeve
Në këtë rast, astari aplikohet në nënshtresë vetëm mbi plasaritje, në një gjerësi prej 10-12 cm. 2-3 orë pas astarimit, shtrohet shtresa e parë e ISOFLEX-PU 600 dhe ndërsa është akoma e njomë, ngjeshet sipas gjatësisë (të plasaritjes) një shirit me fibra poliesteri (60 g/m2). Përfundimisht, dy shtresa ekstra ISOFLEX-PU 600 shtrohen mbi plasaritje, të cilat e mbulojnë krejt përforcimin.
Konsumi: rreth 200-250 g/m prej gjatësie plasaritje.
Veglat duhet të pastrohen me tretësin SM-28, ndërsa ISOFLEX-PU 600 është akoma i njomë.

  • Në rast aplikimi me spërkatje, mund të hollohet deri 10% vetëm me tretësin e vecantë SM-28, në varësi me konditat e motit.
  • ISOFLEX-PU 600 nuk përshtatet për kontakt me ujin e pishinave të trajtuar në mënyrë kimike.
  • Temperatura gjatë aplikimit dhe fortësimit duhet të jetë ndërmjet +8 oC dhe +35 oC.
  • Cdo shtresë e ISOFLEX-PU 600 nuk duhet të teprojë 1mm.
  • Pakot e pa hapura duhet të përdoren menjëherë sa hapen dhe nuk mund të magazinohen prapë.
  • ISOFLEX-PU 600 është synuar vetëm për pvrdorim profesional.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri