Veshje transparente poliuretani me një përbërës me aftësi të lartë depërtimi. Kur aplikohet në dysheme betoni ose në llace cimentoje, e izolon sipërfaqen e tyre dhe e mbron nga pluhuri. ISOMAT BI-120 PU mund të përdoret dhe si fortësues për dysheme dhe sipërfaqe të thërmuara për të rritur fortësinë dhe rezistencën ndaj konsumit. Gjithashtu eliminon depërtueshmërinë e dyshemesë dhe e bën pastrimin më të lehtë. Është certifikuar me shenjën CE si veshje për mbrojtjen e sipërfaqeve të betonit, sipas EN 1504-2.
ISOMAT BI-120PU përdoret në dysheme betoni ose llace cimentoje në ambiente si bodrume, depo, vende parkimi me trafiks të lehtë, etj. Gjithashtu, mund të përdoret si veshje mbrojtëse për sipërfaqet metalike. Përshtatet për përdorim të brendshëm.

Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, graso, pisllëk etj. Për ngopje më të mirë të ISOMAT BI-120 PU, sipërfaqja duhet të përgatitet me bluajtje dhe pastrim të pluhurit.

Përdorimi
ISOMAT BI-120 PU shtrohen në nënshtresa me furcë, ryl ose me spërkatje, derisa të arrihet ngopja e plotë. Për nënshtresa shumeë thithëse zakonisht nevojitet të shtrohet një shtresë e dyte mbasi është tharë e para.

  • Gjatë përdorimit temperatura e ambientit dhe temperatura e nënshtresës duhet të jetë ndërmjet +8 oC dhe +30 oC.
  • ISOMAT BI-120 PU nuk përshtatet për kontakt me ujin e trajtuar kimikisht në pishinat.
  • ISOMAT BI-120 PU është synuar vetëm për përdorim profesional.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri