Shkumë poliuretani vetëbymuese, me një përbërës e cila thahet me reagimin e lagështirës në ajër. Bymohet deri në dyfishin e volumit origjinal. ISOMAT PU-FOAM ofron:

  • Ngjitje të përkryer në shumicën e materialeve të zakonshme.
  • Izolim të lartë termik dhe ndaj zhurmës.
  • Rezistencë në lagështi.
  • Rezistencë të lartë ndaj vjetërsimit.

ISOMAT PU-FOAM ka ngjitje të shkëlqyer në dru, cimento, gur, metal, etj. Përdoret për të fiksuar kornizat në dyer dhe dritare, për të mbushur vrima, izolimin e boshllëqeve në materialet izoluese, mbi vrimat e tubave në mure, etj.

Nënshtresa

Nënshtresa duhet të jetë e pastër dhe pa pluhur, materiale të lira, graso, etj. Lagia e lehtë e sipërfaqes me ujë përmirëson ngjitjen e përkohshme të shumës gjatë aplikimit.

Përdorimi

Para përdorimit, shkundeni mirë. Hiqni kapakun dhe vendosni majën plastike duke e shtrënguar. Gjatë procesit, kanacja duhet të kthehet mbrapsht me valvulën në pozicionin poshtë. Rrjedhja e shkumës përshtatet duke ushtruar presion në valvula. Duhet kujdes që të mos tejmbushen fugat se shkuma pas aplikimit bymohet 2-2.5 herë të volumit të saj origjinal. Për të ndaluar bymimin e shkumës të freskët, një spërkatje me ujë pas aplikimit duhet të mjaftojë.

  • Temperatura minimale e përdorimit është +5 oC.
  • Nuk duhet të magazinohet në temperatura mbi +50 oC. Për jetëgjatësi më të madhe në raft, duhen shmangur temperaturat mbi +25 oC dhe nën -5 oC.
  • Sipërfaqja në të cilën do aplikohet mund të jetë e lagur por jo e ngrirë.
  • Para përdorimit, kanacet duhet të lihen në temperaturë normale për të paktën 12 orë.
  • Shkuma e tharë duhet të mbrohet nga rrezet UV.
  • Shkuma e njomë duhet të pastrohet me pastrues të vecantë. Pastruesi e bën shkumën më të butë. Mbas tharjes, shkuma mund të pastrohet vetëm në mënyrë mekanike.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Pistoletë të vecantë