Llac meremetues prej cimentoje me rezistencë të lartë, i përforcuar me fibra dhe i pasuruar me polimere. Ai ofron:

  • Rezistencë të jashtëzakonshme
  • Ngjitje shumë të mirë me nënshtresën
  • Punueshmëri të shkëlqyer
  • Depërtueshmëri të reduktuar të ujit
  • Qëndrueshmëri të vëllimit.

Klasifikohet si llac CC R4 për meremetime betoni, sipas EN 1504-3. Certifikata Nr. 2032-CPD-10.11. MEGACRET-40 është i përshtatshëm për riparimet me kërkesa të larta në elementet e betonit. Ai aplikohet me një mistri ose me pompë në dysheme, mure ose tavane.

Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë pa pluhur, graso ose materiale të huaja etj. Përpara përdorimit është e nevojshme njomja totale e nënshtresës.

Përdorimi
Një thes 25 kg MEGACRET-40 hidhet gradualisht në 4,60 l ujë duke u trazuar vazhdimisht derisa të krijohet një masë homogjene e lidhur, e përshtatshme për punime meremetimi. Përzierja mund të bëhet duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta ose një betoniere të vogël. Materiali duhet të aplikohet (hidhet) me një mistri ose me pompë në trashësinë e dëshiruar, deri në 4 cm për cdo shtresë. Nëse nevojitet një shtresë e dytë, shtresa e parë duhet të jetë bërë e pashpër për të arritur një ngjitje më të mirë. Sipërfaqja përfundimtare duhet të mbrohet mirë nga dehidratimi duke e mbuluar me lecka të lagura, fletë polietileni ose duke e lagur vazhdimisht gjatë 48 orëve.

  • Temperatura gjatë përdorimit duhet të jetë midis +5 oC dhe +30 oC.
  • Në temperatura të ulëta dhe kur kërkohet arritja e shpejtë e fortësisë së materialit, rekomandohet përzierja e materialit me ujë të vakët
  • Produkti përmban cimento, e cila vepron si alkaline me ujin dhe klasifikohet si irritues
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Me mistri