Bojë kundër kondesimit që përmban mikrosfera xhami të zbrazët që veprojnë si izolues dhe janë në gjendje të zvogëlojnë diferencën e temperaturës së brendshme dhe të jashtme dhe si e tillë duke kontribuar në parandalimin e formimit të mykut dhe algave dhe në terma relativë në kursimin e energjisë. Ajo ruan përshkueshmërinë e avujve të murit dhe e mban atë të ngrohtë. Edisponueshme në 116 nuanca. Produkt i certifikuar në klasën “A+” sipas klaasifikimeve të emetimeve (Dekreti i Gazetës Zyrtare Franceze të datës 19 Prill 2011).

Produkti nuk përmban metale të rënda si krom ose plumb, as nuk përmban tretës, aroma dhe klorate toksike. Nuk ka rrezik të polimerizimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknikisht. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen, lëvizjen dhe transportin e produktit; kontenierët, mbetjet, material inert absorbues si rërë, tokë etj… dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.