Agjent universal për t’u shtuar direkt në produkt sipas efektit opak të dëshiruar. Lehtë në përdorim, pa erë dhe ekologjike.
Karakteristikat Teknike
OPAC është një produkt special i krijuar posacërisht për ti bërë MULTIDECOR E dhe OTTOCENTO nga Oikos opake. Ka një nivel të ulët erë, nuk është i ndezshëm dhe është i përshtatshëm si për njerëzit ashtu edhe për mjedisin.
Përdorimi Ideal
Për të bërë MULTIDECOR E dhe OTTOCENTO nga Oikos, opake.
Mënyra e Aplikimit
Shtoni OPAC direkt në kovën e MULTIDECOR E ose OTTOCENTO në proprocion prej afërsisht 10-20% sipas niveli të dëshiruar të errësirës që dëshironi të arrini. Përziejini të dy produktet së bashku në mënyrë që të merrni MULTIDECOR E ose OTTOCENTO opaque, gati për t’u aplikuar.
Informacion mbi sigurinë
Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose kromi. Nuk përmban tretës, aromatikë ose kloride. Nuk ka rrezik të polimerizimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknikisht. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen dhe lëvizjen e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet të pastrohen duke përdorur material inert absorbues si rërë, tokë etj. dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.