PLANFIX-FINE është stuko cimentoje jashtëzakonisht kokërrimët, me përmbajtje rrëshire, për përdorim të jashtëm ose të brendshëm. Duke shtuar ujë krijohet një masë në trajtë paste me punueshmëri shumë të mirë, e përshtatshme për patinim. Për arsye të përbërjes së tij kokometrike mund të aplikohet edhe me pompë. Certifikuar sipas standardit EN 1504-3 dhe klasifikuar si llac PCC R2 për riparime betoni. Mban markimin CE. 

  • Rrafshim dhe meremetim të betonit të pasuvatuar (për qëllime dekorative). 
  • Mbyllje plasaritjesh, poresh dhe zgavrash në sipërfaqe betoni.
  • Rrafshim (patinim) total të sipërfaqeve me një shtresë të imët me stuko në vend të llacit të zakonshëm me cimento ose suvasë.

Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jetë solide dhe e pastër, pa pluhura, lëndë yndyrore, materiale të prishura etj. Para aplikimit të PLANFIX-FINE sipërfaqja e nënshtresës duhet të laget mirë me ujë.

Përdorimi
Në një enë të pastë hedhim ujë dhe shtojmë gradualisht duke përzier pluhur PLANFIX-FINE, në raporte PLANFIX-FINE: ujë = 1:3 sipas vëllimit, deri sa të krijohet një masë homogjene në trajtë paste, e përshtatshme për stukim.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Gjatë muajve verorë rekomandohet që PLANFIX-FINE pas aplikimit të tij të laget me ujë, që të mbrohet nga dehidratimi për shkak të temperaturave të larta.
  • Produkti përmban cimento, i cili reagon si alkal me ujin dhe klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Me mistri