Mbrojtës transparent i krijuar posacërisht për llac. Lehtë për t’u aplikuar, e bën sipërfaqen në të cilën aplikohet produkti rezistent ndaj ujit, të mos zverdhet, rezistente ndaj larjes dhe fërkimit.
Të dhëna toksikologjike
Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose krom. Nuk përmban tretës toksikë, aromatikë ose kloride. Nuk ka rrezik të polimerzimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në masën e duhur teknikisht. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen, lëvizjen dhe transportin e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet të pastrohen duke përdorur material inert absorbues si rërë, dhe etj. dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.