PS-20 është një tretësirë e tejdukshme, e gatshme për përdorim, me bazë silikoni me tretës, për trajtimin hidrofobik (kundër ujit) të nënshtresave inorganike.
- Ofron largim të shkëlqyer të ujit dhe mbrojtje për kohë shumë të gjatë.
- Është i përshkueshëm nga avujt e ujit, duke lejuar “frymëmarrjen” e strukturës.
- Nuk formon cipë mbi sipërfaqen e aplikimit dhe nuk e ndryshon paraqitjen e saj.
- Mbron sipërfaqen nga formimet e kripërave dhe nga ndikimet e ngricës ose pislliqeve, sepse pengon thithjen e ujit të shiut ose të papastërtive.
- I përshtatshëm për nënshtresa shumë alkaline.
- Shumë efikas pas përdorimit.
Certifikuar sipas standardeve EN 1504-2 dhe klasifikuar si një ngopës hidrofobik (kundër ujit). I shënuar me CE. PS-20 aplikohet në sipërfaqe të ndryshme (gur natyror ose sintetik, suva e pa lyer, muraturë e kspozuar, tulla dekorative, pllaka catie, pllaka betoni etj.) për mbrojtjen e tyre nga shiu. I përshtatshëm gjithashtu edhe për hidroizolimin e bashkimeve mes pllakave.
Nënshtresa
Sipërfaqet ku do të aplikohet PS-20 duhet të pastrohen, të jenë të thata dhe të kenë pore të hapura. Sipërfaqet e afvta si dritaret, elementet e lyera me bojë, materialet e ndjeshme ndaj tretësve, si polistireni, izoluesit ose vulosësit elastikë, bitumet etj., duhet të mbrohen gjatë aplikimit të PS-20.
Përdorimi
Ps-20 aplikohet me furcë, rul ose me spërkatje. Zakonisht një ose dy duar janë të mjaftueshme. Dora e dytë bëhet ndërkohë që dora e parë është ende e freskët. Hidroizolimi është më efikas në sipërfaqet e pjerrta dhe që nuk mbajnë ujë.