PS-20 është një tretësirë e tejdukshme, e gatshme për përdorim, me bazë silikoni me tretës, për trajtimin hidrofobik (kundër ujit) të nënshtresave inorganike.

  • Ofron largim të shkëlqyer të ujit dhe mbrojtje për kohë shumë të gjatë.
  • Është i përshkueshëm nga avujt e ujit, duke lejuar “frymëmarrjen” e strukturës.
  • Nuk formon cipë mbi sipërfaqen e aplikimit dhe nuk e ndryshon paraqitjen e saj.
  • Mbron sipërfaqen nga formimet e kripërave dhe nga ndikimet e ngricës ose pislliqeve, sepse pengon thithjen e ujit të shiut ose të papastërtive.
  • I përshtatshëm për nënshtresa shumë alkaline.
  • Shumë efikas pas përdorimit.

Certifikuar sipas standardeve EN 1504-2 dhe klasifikuar si një ngopës hidrofobik (kundër ujit). I shënuar me CE. PS-20 aplikohet në sipërfaqe të ndryshme (gur natyror ose sintetik, suva e pa lyer, muraturë e kspozuar, tulla dekorative, pllaka catie, pllaka betoni etj.) për mbrojtjen e tyre nga shiu. I përshtatshëm gjithashtu edhe për hidroizolimin e bashkimeve mes pllakave.

Nënshtresa

Sipërfaqet ku do të aplikohet PS-20 duhet të pastrohen, të jenë të thata dhe të kenë pore të hapura. Sipërfaqet e afvta si dritaret, elementet e lyera me bojë, materialet e ndjeshme ndaj tretësve, si polistireni, izoluesit ose vulosësit elastikë, bitumet etj., duhet të mbrohen gjatë aplikimit të PS-20.

Përdorimi

Ps-20 aplikohet me furcë, rul ose me spërkatje. Zakonisht një ose dy duar janë të mjaftueshme. Dora e dytë bëhet ndërkohë që dora e parë është ende e freskët. Hidroizolimi është më efikas në sipërfaqet e pjerrta dhe që nuk mbajnë ujë.

  • Konsumi: 0,2-0,4 litër/m2, në varësi tv aftësisë thithëse të sipërfaqes.
  • Ambalazhimi: PS-20 ofrohet në kuti metalike 1 litër, 3 litra dhe 20 litra.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri