SCREED-SX është një llac i përforcuar me fibra që zëvendëson cimenton (materialin ngjitës) në dysheme prej cimentoje. Përbëhet prej cimento me mpiksje të shpejtë dhe aditive të vecanta. Kur përzihet me rërë dhe ujë, llaci i cimentos që prodhohet ka avantazhet e mëposhtme:
- Ngurtësim të shpejtë dhe rezistencë të lartë fillestare.
- Kohë të gjatë punueshmërie.
- Mund të ecet mbi të në kohë të shkurtër (mbas afërsisht 6 orësh).
- Lagështia që përmban ulet shpejt.
- Ofron rezistencë më të lartë mekanike se dyshemetë prej cimento të zakonshme.
- Mund të mbulohet me pllaka pak kohë pas aplikimit, madje edhe pas 24 orësh, në varësi të trashësisë së tij.
- Mund të përdoret si dysheme lundruese.
- Mund të pompohet për aplikim më të shpejtë
- Ideal për sipërfaqe që duhet të përdoren në kohë të shkurtër.
Për mbushjen me nivelimin e dyshemeve që dotë mbulohen me pllaka, mermer, dru, parket, për dysheme me sistem ngrohje brenda dyshemesë, etj. në trashësi 2 me 10 cm.
Llac cimentoje për pjerrësi për tarracat dhe ambientet e jashtme.
Ideal për sipërfaqe që duhet të mbulohen shpejt akoma dhe me parket, sepse lagështia që përmban ulet më shpejt se në llacet me cimento të zakonshme. (Afërsisht 2-4 ditë mbas aplikimit në varësi me raportin e përzierjes me rërë dhe ujë).
Mund të përziehet dhe me perlit për të prodhuar llac me peshë më të lehtë.
Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë pa materiale të lira, pa pluhur, graso etj. Sipërfaqja e nënshtresës duhet të laget mirë përpara aplikimit të llacit. Nënshtresat që janë shumë thithëse duhet të astarohen me astarin akrilik UNI-PRIMER. Aplikimi i llacit bëhet mbasi astari është tharë (afërsisht mbas 2 orësh). Konsumi i astarit: 100-200 g/m2.
Zbatimi
Një thes 20 kg SCREED-SX përziehet me 80-100 kg rërë dhe afërsisht 12 l ujë.