SUPERMATT është një bojë e brendshme ekologjike profesionale pa formalgehide, me mbulim të shkëlqyeshëm dhe një efekt të këndshëm, të butë, mat. Formula speciale garanton frymëmarrje të shkëlqyer për sipërfaqet dhe gjithashtu miëqenie në hapësirat e brendshme. Produkti lahet, siguron mbulim të shkëlqyeshëm dhe një pikë të lartë të bardhë, dhe për këtë arsye rekomandohet për të gjitha sipërfaqet e mureve që kërkojnë një përfundim të fortë, duke siguruar gjithashtu një efekt estetik të barabartë dhe mat. Nuk ka nevojë për hollim. Është ideal për lyerje me spërkatje, gjë që e bën aplikimin shumë më të shpejtë, duke optimizuar kohën e punës dhe duke shmangur cdo problem të shkaktuar nga linjat e bashkimit. Produkti nuk përmban metale të rënda si krom ose plumb ose tretës toksikë, aroma dhe klorate. Produkti nuk shkakton polimerizime të rrezikshme. Produkti nuk konsiderohet si i rrezikshëm nëse përdoret në një mënyrë teknikisht korrekte. Sugjerohen masa paraprake normale për trajtimin e bojrave me bazë uji. Për ruajtjen dhe levizjen e materialit, nuk kërkohen konsiderata të vecanta; kontenierët, materiali i mbetur ose derdhjet eventuale duhet të mblidhen, duke përdorur materiale absorbuese inerte si rëra ose toka dhe më pas të hidhen në  përputhje me rregulloret rajonale ose kombëtare që janë në fuqi. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.