UNICRET-FAST është një llac i bardhë me mpiksje të shpejtë, i cili ofron:

  • Cilësi të qëndrueshme
  • Përdorim të thjeshtë (nevojitet vetëm ujë)
  • Punë të shpejtë
  • Punueshmëri shumë të mirë
  • Ngjitje shumë të mirë me nënshtresën.

Ai klasifikohet si llac i llojit GP CS II W0, sipas standardit EN 998-1.Është i certifikuar me shenjën CE si llac GP CS II W0, sipas EN 998-1 dhe EN 998-2, si llac murature i projektuar për qëllime të përgjithshme, për përdorim të jashtëm, në elementë të cilët i nënshtrohen kërkesave strukturore. Numri i certifikatës: 0906-CPR-02412008. UNICRET-FAST është i përshtatshëm për mermetimet e shpejta të suvasë.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa pluhur, pa vaj, materiale të lira etj., dhe duhet lagur plotësisht përpara përdorimit të UNICRET-FAST. Mbi sipërfaqe të vështira ose shumë të lëmuara, mund  të paraprijë një shtresë me spruco ngjitëse (me derdhje të trashë), e cila përbëhet nga UNICRET-FAST i përmirësuar me lateksin ADIPLAST që hollohet në ujin e përzierjes në raportin ADIPLAST që hollohet në ujin e përzierjes në raportin ADIPLAST: ujë = 1:3 sipas volumit.

Përdorimi

UNICRET-FAST hidhet në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një përzierje në formën e kërkuar të punueshmërisë. Ai aplikohet si llaci i zakonshëm për suvatim ose për muraturë dhe trajtohet me një përdaf me sipërfaqe me sfungjer rreth 45 minuta pas aplikimit.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +5 oC
  • Shtimi i lateksit polimer ADIPLAST në përzierjen e UNICRET-FAST rezulton në një vonesë të vogël të mpiksjes së tij.
  • Në mot të nxehtë UNICRET-FAST duhet të laget me ujë pas aplikimit, për ta mbrojtur nga humbja e ujit.
  • UNICRET-FAST përmban cimento dhe reagon si alkalin me ujin, kështu që klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri