VARNISH-PU 2K është një llak poliuretani transparent, alifatik me dy përbërës. Membrana që krijohet është e papërshkueshme dhe i reziston rrezeve UV; nuk bëhet i verdhë dhe ka rezistencë shumë të mirë mekanike dhe kimike. Ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Përdorim të thjeshtë.
  • Rezistencë nga rrezet UV dhe nga konditat e motit (shi, ngricë).
  • Rezistencë nga pastruesit, vajrat, uji i detit, alkalet.
  • Depërtueshmëri nga avulli.
  • Rezistencë ndaj trafikut të këmbësorëve dhe trafikut të lehtë të makinave.

Është certifikuar me shenjën CE si veshje  për mbrojtjen e sipërfaqes së betonit, sipas EN 1504-2. VARNISH-PU 2K përshtatet për hidroizolimin dhe mbrojtjen e:

  • Llaceve dekorues prej cimento
  • Betonit
  • Gurëve natyral
  • Drurit
  • Sipërfaqeve metalike
  • Bojrave epokside (p.sh. si mbrojtje e EPOXYCOAT-S brenda pishinave). Ofron rezistencë ndaj kthimit në “shkumës” dhe humbjen e ngjyrës, të cilat shkaktohen nga rrezet UV.

Përgatitja e nënshtresës

Nënshtresa duhet të jetë e thatë, e pastër, pa graso, material të lirë, pluhur, etj.

Përzierja

Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të vecanta, në raportin e saktë të paracaktuar të përzierjes sipas peshës. Gjithë sasia e përbërësit B shtohet në përbërësin A. Dy përbërësit duhet të përzihen për 2-3 orë, duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rot/min). Është e rëndësishme që të përzihet krejt përzierja, në anën dhe fundin e enës. Rekomandohet që të lihet e pa trazuar për disa minuta pas przierjes, që të dalë ajri i bllokuar.

Përdorimi-Konsumi

VARNISH-PU 2K aplikohet me rul, furcë ose pistoletë vakumi. Nevojiten 2-4 duar, në varësi të porozitetit dhe të përdorimit të nënshtresës. Cdo dorë shtrohet brenda 24 orëve nga e mëparshmja, në varësi të kushteve të motit. 

  • Nënshtresat me lagështi duhet të jenë krejt të thata, para përdorimit të VARNISH-PU 2K.
  • Shtresa e sistemeve epokside duhet të shtrohet 1-2 pas aplikimit të tyre pasi të jenë tharë
  • Kur shtrohen në pishina, pishina duhet të jetë e mbushur me ujë të paktën për 7 ditë pas aplikimit të VARNISH-PU 2K.
  • Sipërfaqet mbi të cilat janë shtruar ngopjet në të kaluarën mund të krijojnë problem ngjitjeje. Rekomandohet që të bëhet një provë, për të kontrolluar përshtatjen e nënshtresës.
  • Temperatura gjatë përdorimit dhe forcimit të produktit duhet të jetë ndërmjet +8 oC dhe +35 oC.
  • Lagështia e nënshtresës duhet të jetë nën 4% dhe lagështia e ambientit nën 65%. Lagështia e lartë e ambientit mundtë influencojë negativisht mpiksjen e VARNISH-PU 2K.
  • Po të pritet që temperatura do të jetë nën +8 oC ose po të ekzistojë mundësi shiu brenda 48 orëve që vijnë, përdorimi duhet të vonohet.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Furcë, rul