Agjent mbrojtës i pastër për të gjitha sipërfaqet e brendshme. Mbron nga papastërtitë. E disponueshme në versionin me shkëlqim ose saten.

Përdorimi Ideal
Si lustër mbrojtëse për produkte dekorative dhe sipërfaqe në ambiente të brendshme.

Përgatitja e Sipërfaqes
Pastroni tërësisht sipërfaqen që do të llakoni dhe nëse është e mundur, fërkojeni duke përdorur letër rëre shumë të imët.

Metoda e Aplikimit
Aplikoni 2 shtresa të llakut mbrojtës transparent WATINS LUX.

Të dhëna toksikologjike
Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose krom. Nuk përmban tretës toksikë, aromatikë ose kloride. Nuk ka rrezik të polimerizimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezikshme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknikisht. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajtjen, lëvizjen dhe transportin e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet të pastrohen duke përdorur material inert absorbues si rërë, dhe etj. dhe më pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.